Lajme

Shqiptaro-izraelitja përshkruan jetën në Izrael pas sulmit të Hamasit

10/14/2023 22:04
nga:Sh R

Sulmi i pashembullt i Hamasit, më i rëndi ndonjëherë për shtetin e Izraelit, ka ndryshuar rrënjësisht jetën e banorëve të vendit. Rreziku i vazhdueshëm nga goditjet dhe gjendja e luftës e shpallur si kundërpërgjigje, ndikon tek çdo qytetar që kanë humbur çdo ndjesi sigurie.

Zëri i Amerikës bisedoi për situatën e krijuar në një intervistë të të drejpërdrejtë me qytetaren nga Tel Avivi, shqiptaro-izraeliten Feliçita Jakoel, e cila është edhe kryetare e shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri.

Zonja Jakoel tha se në 30 vjet që jeton në Izrael, që kur u largua nga Shqipëria, kjo është situata më e rëndë në vend. Vetëm një orë para intervistës, në Tel Aviv kishin rënë sirenat dhe ajo si edhe të gjithë banorët e tjerë, kishin hyrë në dhomat e sigurisë, ku kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.