Lajme

Krenar Xhaferi njofton për asfaltimin e një rruge në Prishtinë

10/14/2023 21:18
nga:Sh R

Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Prishtinë, Krenar Xhaferi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për asfaltimin e një rruge në Prishtinë.

Në njoftimin e tij, Xhaferi ka treguar se është asfaltuar rruga nga Gërmia në drejtim të Butocit, gjatësia e së cilës është 700 metra.

“Kjo rrugë ka qenë e patrajtuar, ndërsa tani do të mundësojë një lëvizje më të mirë në atë pjesë”, ka shkruar Xhaferi.

Postimi i plotë: