Sporti

Shqipëria U-17 triumfon me përmbysje në miqësoren e parë me Kosovën U-17

10/14/2023 17:43
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare U-17 triumfoi me përmbysje 2-1 në miqësoren e parë me Kosovën U-17, që u luajt në stadiumin “Kukës Arena”..

Kosova U-17 zhbllokoi takimin në minutën e 25-të me Fation Haxhiu. Megjithatë pjesa e dytë ishte një tjetër simfoni.

Trajneri Ardi Behari kreu disa zëvendësime duke aktivizuar lojtar si Vogli, Sina dhe Gici. Pikërisht ky i fundit ishte vendimtar duke barazuar rezultatin 1 minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt, 89-tën, ndërsa përmbysja erdhi në minutën e tretë shtesë me Halilin.

Të dyja skuadrat do të zhvillojnë sërish një tjetër ndeshje miqësore dy ditë më pas, më 16 tetor, po në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 11:00.