Lajme

Helmimi në Malishevë, Vitia: 11 persona janë të hospitalizuar në QKUK dhe 9 në Spitalin e Prizrenit, gjendja e tyre stabile!

10/14/2023 13:58
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar në lidhje me helmimin e qytetarëve të Malishevës ku deri tani 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Vitia ka thënë se në QKUK janë të hospitalizuar 11 qytetarë dhe nëntë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Ai potencoi se gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile.

Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit.

Shkon në 100 numri i pacientëve të helmuar në Malishevë