Numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka shkuar në 100.
Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Afrim Kransiqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.
“Numri i pacientëve të helmuar deri në keto momente është 100. Gjendja e tyre relativisht është e mirë, situata është nën kontroll përkundër të vjellave dhe barkqitjeve të cilat i kanë pacientët.” tha Krasniqi për “Gazeta Blic”
Ndërkohë që Policia e Kosovës në raportin e publikuar sot ka bërë me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Komuna e Malishevës: Gjendja e pacientëve të helmuar është stabile, 12 janë të shtrirë në Infektivë!


