Kosova arriti të enjten një fitore solide në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian në kuadër të grupit I ndaj Andorrës me rezultat 0-3.
Milot Rashica me dy gola dhe Altin Zeqiri i dhanë fitoren e parë në grup “Dardanëve” që tashmë kanë humbur shpresat për një kualifikim eventual në “Euro 2024”, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri kosovar, Gani Sejdiu gjatë një interviste për “GazetaBlic Sport” vlerësoi që kjo fitore është e rëndësishme për moralin e ekipit si dhe deklaroi që këto ndeshje duhet të shfrytëzohen nga trajneri për të provuar më shumë taktika të reja dhe lojtarë të rinj.
“Kosova është në një fazë pas dështimit, pasi realisht ishim optimist për kualifikim madje edhe vet kryetari i FFK në fillim të këtyre eliminatoreve ishte optimist se Kombëtarja e Kosovës ka kualitet për ta kaluar këtë grup, sidomos vendin e dytë, hiç Zvicrën mendoj që ishim të denjë për ta kaluar këtë grup. Këto momente kur vetëm jemi eliminuar ne duhet të provojmë diçka të re, pasi e vjetra nuk po na dërgon askund, po na sjell vetëm dështim. Kështu që këto momente ne duhet t’i shfrytëzojmë për të provuar diçka të re. Edhe Dellova edhe Zyba treguan që janë të denjë për formacionin bazë. Është koha e fundit që të bëjmë ndryshime dhe të analizojmë mirë situatën. Kosovës i duhet një trajner me autoritet që lojtarët t’i binden dhe të analizoj profilin e lojtarëve që i nevojiten Kosovës“, tha Sejdiu për GazetaBlic Sport.
/GazetaBlic Sport.


