Sporti

Çfarë turpërimi! Anglia U21 e ‘shkatërron’ Serbinë U21, triumfon me rezultat 9-1

10/13/2023 17:11
nga:Mergim Rreci

Anglia U21 ka ‘shkatërruar’ mbrëmë kombëtaren e U21 të Serbisë. 

‘Tre Luanët’ kanë triumfuar me rezultat të jashtëzakonshëm, 9-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ishte fitorja e dytë më e madhe në histori të Anglisë U21, pas asaj të siguruar ndaj San Marinos prej 9 me 0.

Ishte një ‘shkatërrim’ në të gjitha asepktet, me futbollistët e Serbisë që ishin një ‘kafshatë’ shumë e lehtë për bashkëmoshatarët e tyre anglezë.

/GazetaBlic Sport/