Lajme

Sulm me thikë në një shkollë në Francë, vritet një mësues

10/13/2023 14:04
nga:N K

Një mësues është vrarë dhe dy persona të tjerë janë lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë në një shkollë në Francë, njoftuan zyrtarët francezë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta, në qytetin verior Arras.

Zyrtarët lokalë njoftuan se sulmuesi është arrestuar.

Sulmuesi bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar”, ose në shqip “Zoti është më i madhi” gjatë sulmit, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP.

Besohet se sulmi është në të 20-at e tij.