Lajme

“Dielli do të lind përsëri”- Deliu viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë!

10/13/2023 13:29
nga:Y I

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë.

Deliu ka thënë se Thaçin dhe Veselin i ka gjetur ballëlartë e krenarë, ashtu siç kishin shkuar.

“Mall, emocion dhe krenari! Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe të tjerët, ballëlartë e krenarë.Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë. Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri” shkruan Deliu-Kodra raporton Gazeta Blic.