Turqia, e cila historikisht ka pasur kontakte me Hamasin, po zhvillon negociata që synojnë lirimin e civilëve të mbajtur nga organizata militante palestineze, tha një zyrtar i lartë turk.
Një zyrtar turk, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se presidenti Rexhep Tajip Erdogan kishte urdhëruar fillimin e bisedimeve, pasi kontaktoi qeveritë rajonale këtë javë dhe i ofroi Turqisë të ndërmjetësonte në konfliktin izraelito-palestinez, raporton Reuters.
“Turqia po kryen negociata në lidhje me civilët e mbajtur nga Hamasi. Me urdhër të presidentit Tajip Erdogan, institucionet përkatëse janë të angazhuara në proces,” tha zyrtari turk i paidentifikuar, pa dhënë detaje të mëtejshme.


