Sporti

Plisat në kokë dhe kënga me tifozët, shikoni festën e lojtarëve të Shqipërisë pas triumfit me Çekinë

10/12/2023 23:05
nga:Mergim Rreci

Shqipëria ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Republikës Çeke me rezultatin 3-0 në “Air Albania”, që i afron akoma dhe më shumë kuqezinjtë me Europianin “Gjermani 2024”.

Pas përfundimit të sfidës nuk kishte si të mungonte festa e lojtarëve kuqezi së bashku me tifozët shqiptarë të ulur në shkallët e stadiumit.

Me qeleshe në kokë dhe me këngën “Mora fjalë”, lojtarët së bashku me tifozët dhuruan emocione të pafunda edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

VIDEO.