Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me situatën në veri pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku thotë se Serbia po bën lojë hibride.
“Vlerësimi i institucioneve të sigurisë që në vazhdimësi e përcjell situatën e sigurisë në bazë të rreziqeve e kërcnimeve të mundshme, tash në veçanti nga Serbia ku me ekstremistët e vetë po bënë një luftë hibride”, ka thënë Ibishi.
Ai ka folur pas paralajmërimi të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës “së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimeve të sulmeve të dhunshme nga grupet e strukturave kriminale të Serbisë në Kosovës”.
Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve në veçanti komunitetit serbë që në ditët në vijim të jenë të vëmendshëm e të vetëpërmbajtur nga aktet e dhunës të inskenuara e dashakeqe që sipas tij mund të vijnë nga ana e Serbisë.
Ibishi ka theksuar se situata në vend po vazhdon të jetë e tensionuar.
“Mendoj situata edhe pse për momentin është qetë, stabile por në bazë të vlerësimeve edhe të sektorit të sigurisë, edhe vendore edhe ndërkombëtar, situata në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar”, ka thënë eksperti i sigurisë.
Lidhur me këtë temë ka folur edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili thotë se kërcënimi pas këtij sulmi është i pranishëm edhe tutje, si dhe theksoi se siguria e Kosovës është ruajtur në mënyrë më profesionale.
“Kërcnimi do të jetë permanent edhe në javët dhe muajt e ardhshëm përarsye që projeksionet nga shërbimet diplomatike ndërkombetare janë duke dhen drejtimet e mundëshme qoftë nga kërcnimi i jashtëm por edhe nga veprimet e brendshem por që do të duhej të ri-theksojm që siguria në vend është e mbuluar në formen më profesionale nga mekanzmi i sigurise ne vend”, ka thënë Shala.
“Institucionet e siguris në Kosovë (AKI dhe PK) kanë ndërmarr veprime e tyre bazuar në normative e aplikuar në Kosovë duke kalkuluar gjitha kërcnimet e mundshme dhe format e tyre në drejtim të mbrojtjes se rendit kushtetues të vendit”, ka thënë tutje ai.
Shala gjithashtu ka thënë se niveli politik në vend do duhet të shfrytëzonte diplomacin lidhur me dëshmitë dhe provat e mundshme nga sulmi terrorist më 24 shtator.
“Niveli politik në vend do të duhej që të angazhojë diplomacin vendore për të veh në pah gjitha dëshmir dhe provat materiale të dalur nga sulmi terrorist në vend nga ky formacion paraushtarak (kontraktor ushtarak) për t’i arritur qëllimet e vendit në paraqitjen objektive të ngjarjes”, ka thënë eksperti i sigurisë Drizan Shala./GazetaBlic/
Kurti paralajmëron “skenarë tjerë destabilizues” në veri: Serbët të përmbahen ditëve në vijim


