Sporti

Migjen Basha: Shqipëria meriton kualifikimin në ‘Euro 2024’, shkojmë për fitore!

10/12/2023 16:27
nga:Mergim Rreci

Shqipëria do të përballet sot me Çekinë.

Ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania” me fillim nga ora 20:45, do jetë e një rëndësie të madhe për ‘kuqezinjtë’ që janë në një pozitë tejet të favorshme për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024“.

Ish futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha është prononcuar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’, duke deklaruar se është optimist për një fitore të madhe dhe për kualifikim.

“Sigurisht që ne presim të gjithë fitoren dhe nëse kjo ndodh, atëherë bëjmë një hap të madh drejt kualifikimit, por unë e pres me padurim ndeshjen dhe shpresoj që në fund të ndeshjes të jemi të gjithë të lumtur”, tha fillimisht ai.

“Do jetë një super atmosferë si ne çdo ndeshje, patjetër qe Shqipëria ka avantazhin e tifozëve tanë, shpresoje që mos të ketë ndonjë incident që ta penalizojë kombëtaren tonë po të mendojmë vetem t’i inkurajojmë lojtarët dhe asgjë tjetër“, tha tutje Basha.

“Shanset janë të mëdha për kualifikim, të them sinqerisht, sepse deri tani kemi parë ndeshje me nivele të larta teknik, si dhe aktivizim të lojtarëve, kemi një grup luanësh më shumë perspektiva, puna e bërë deri tani nga stafi meriton të lavdërohet. Kam një mesazh: Të gjithë jemi me ju“, përfundoi Basha për ‘GazetaBlic Sport’.

/GazetaBlic Sport/