Lajme

Musliu e vendos në foltoren e Kuvendit një pankartë me mbishkrimin “E harruat Policinë”

10/12/2023 15:16
nga:G B

Deputetja e PDK-së Ganimet Musliu, ka vendosur në foltoren e Kuvendit një pankartë më mbishkrimin “E harruat Policinë”.

Kjo pas mospjesëmarrjes se pozitës në seancën e jashtëzakonshme për Propozim-Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Paradite edhe deputetët të AAK-së kanë vendosur nëpër ulëset e deputetëve të VV-së, pankarta me të njëjtin mbishkrim.