Anëtarja e komunitetit izraelit që ka jetuar në Shqipëri deri në vitin 1991, Ksenia Jakoel Efimovski, në një intervistë ekskluzive dhënë për “Gazeta Blic” ka treguar gjendjen e cila po mbretëron aktualisht në Izrael pas bombardimeve nga grupi terrorist i Hamasit.
Efimovski tha se situata është mjaft e tensionuar dhe se njerzit janë të tronditur.
Ajo tha për “Gazeta Blic” se edhe pse së bashku me familjen e saj jeton larg zonave të luftimeve, ekziston rreziku i përhapjes së një fronti të dytë lufte nga Libani ku është organizata terroriste ‘Hesbollah’
“Në Izrael këto ditë gjendja është shumë e tensionuar dhe shumë e rëndë, njerzit janë të tronditur. Kjo tronditje ndjehet gjithandej, ngjarjet janë nga më të tmerrshmet që kanë ndodhë në 75 jetë të shtetit të Izraelit, ngjarje që të kujtojnë tmerret e Holokaustit”
“Unë jetoj në veri të Izraelit, jemi larg nga zona e luftimeve. Deri më sot kemi patur vetëm njëherë një alarm ajror por doli që të ishte një alarm fals. Frika dhe meraku jonë në këtë periudhë është probabiliteti i hapjes së një fronti të dytë nga Libani ku dihet që është organizata terroriste ‘Hesbollah’ mbështetur nga Irani. Të gjitha ndërtimet e reja, mbas vitit 2000 në Izrael kanë strehime, strehime të asj kohe kur mendohej se Sadam Hyseni kishte armë kimike dhe është bërë me ligj që çdo shtëpi të ketë këto strehime. Një nga dhomat është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të ofrojë mbrojtje nga raketat. Kemi gjithashtu komandën e prapavijës që jep udhëzim se çfarë duhet bërë dhe para disa ditësh dha udhëzim që të përgatiten strehimet që natyrisht u hapën, u ajrosën, u pajisen me ujë me bateri, fener dore, radio që të mund të dëgjohet të rejat nëse qëndrimi në këto dhoma do të jetë me afat të gjatë” deklaroi Efimovski për “Gazeta Blic”.
Ajo tregoi se komuniteti shqiptar në Izrael është i shpërndarë në disa zona, e një pjesë prej tyre janë afër zonës së luftimeve.
E njëjta tregoi se gjendja e tyre aktualisht është e mirë.
“Komuniteti shqiptar në Izrael është i shpërndarë në disa zona e një pjesë janë në zonën jugore më afër zonës së luftimeve më afër zonës ku bien raketat. Të tjerë janë në veri. Gjendja e tyre është e mirë. Izraeli është shumë i vogël dhe rrallë të gjesh dikë që nuk është i influencuar nga gjendja, të gjithë kemi ndonjë familja apo mik të angazhuar me luftimet, por kjo nuk do të thotë se komuniteti shqiptar është në rrezik, tani për tani gjendja është e mirë”
E pyetur nga mediumi ynë se a e mendon largimin nga Izraeli pas sulmeve të Hamasit, Efimovski, tha se absolutisht jo.
“Jo, nuk më shkon ndërmend të largohem nga Izraeli, jo mua po asnjërit nga ne. Kjo është ajo periudha kur solidariteti, ana e bukur e shoqërisë izraelite del në pah, zemergjerësia që transmetojnë. Me mijëra izraelitë të tjerë që ishin me pushime ose jetojnë jashtë shtetit kërkuan flutrimin më të parë që të kthehen në atdhe për të dhënë kontributin e tyre. Gjithë komuniteti shqiptar po as unë dhe as familja ime nuk mendon largimin nga ky vend, ky është vendi jonë dhe shpija jonë dhe në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye në botë nuk do ta braktisim” deklaroi Efimovski në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
Me 7 tetor, Izraeli u ‘zgjua’ nga sulmet e pamëshirmshme të organizatës terroriste Hamas.
Pas këtij sulmi, kryeministri Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli është “në luftë”
“Ne jemi në luftë”, tha Netanyahu. “Nuk është ‘operacion’, por luftë”, theksoi lideri izraelit, raporton Gazeta Blic.


