Pas bojkotit të deputetëve të VV-së në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ka ardhur reagimi nga LDK.
Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ndan pamje nga Kuvendi ku shihen ulëset e zbrazëta të pozitës, raporton Paparaci.
“Këto janë pamjet e Kuvendit sot. VV+Guxo nuk duan të flasin për mbështetje FAKTIKE të Policisë së Kosovës.”
“Foto 1, janë ulëset e zbrazëta të pozitës. Foto 2, është teksti i Rezolutës. Me cilën pjesë nuk po pajtohen? Cila pjesë qenka e TEPËRT si mbështetje për Policinë?”, shkruan deputetja.


