Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas bojkotimit të seancës nga VV-ja, duke e quajtur pamje turpëruese mungesën e mazhorancës e cila pritej të shqyrtohej rezoluta për mbështetje të Policisës së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Krasniqi theksoi se mazhoranca shpërfilli nevojën për mbështetjen financiare të merituar të Policisë së Kosovës.
Ajo shtoi se, ky pushtet i dënon policët me mosmbështetjen e merituar edhe në kohën kur ata sakrifikohen për sigurinë e vendit.


