Lajme

“Në veri mund të ketë sërish akte terroriste, në dy baza ushtarake në kufi me Kosovën po rekrutohen persona për sulme”

10/12/2023 12:42
nga:Y I

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Bedri Elezi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me paralajmërimin e kryeminsitrit Kurti se pritet të ketë të tjerë skenarë destabilizues në veri të vendit.

Elezi tha se ekzison vërtet rreziku që Kosova të përballet sërish me akte terrorizmi apo tentim agresioni nga strukturat serbe që mbështeten nga Beogradi.

Ai tha se këto akte dhune mund të shkaktohen nga terroristë të cilët u lanë të largohen me 24 shtator nga Banjska.

“Situata aktuale e sigurisë në Kosovë është shumë e rëndë ngase ekziston rreziku që në Kosovë të kemi eventualisht aktivitete të dhunshme, mund të kemi akte terrorizmi apo tentim agresioni nga struktura të caktuara serbe të cilat po mbështeten në vazhdimësi nga Beogradi zyrtar. Ne në fakt kishim paralajmëruar edhe më parë se ekziston rreziku që të kemi tentime të sërishme për të organizuar aktivitete të dhunshme, për të bërë agresion apo për të bërë sulme terroriste sepse siç dihet në momentin e fundit Policia e Kosovës për shkak të situatës së krijuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare kishte krijuar një koridor për terroristët të cilët ishin me datën 24 shtator kur kryen aktin terrorist në verin e Mitrovicës apo agresionin siç mund ta quajmë ndryshe. Ishte një numër i vogël i tyre të cilët ishin arrestuar dhe 3 prej tyre ishin të vrarë”

Elezi tha se nga informacionet që ata kanë, janë dy baza ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës të cilat po trajnojnë dhe rekrutojnë qytetarë serbë por edhe ata nga Kosova, që të mund të futem sërish në veriun e Mitrovicës.

“Ai numëri i personave të cilët ishin larguar tanimë janë të lirë dhe eksiton rreziku që të njëjtit janë duke rekrutuar edhe qytetarë të tjerë të moshës madhore për të marrë pjesë në sulme që mund të ndodhin në Veriun e Mitrovicës. Sipas informacioneve që ne kemi siguru janë dy baza ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës, përkatësisht diku rreth 20 kilometra larg kufirit me Kosovën, ku janë duke u trajnuar dhe rekrutuar qytetarë serbë nga vende të ndryshme të Serbisë, ka edhe një numër të vogël edhe nga Kosova, të cilët do të tentojnë të futen në veriun e Mitrovicës në katër komunat me shumicë serbe nën arsyen se të njëjtit dëshirojnë që ta çlirojnë kete pjesë nga policia e Kosovës.Sipas tyre është zhvilluar një propagandë, se Policia e Kosovës ka vrarë qytetarët serbë në atë pjesë dhe tanimë janë krijuar kushtet për  të ushtruar një aktivitet për të mbrojtur serbët lokalë ” deklaroi Elezi për “Gazeta Blic”.

Ai tha se edhe shtimi i forcave të KFOR tregon se këto informacione janë të verteta.

Njohësi i sigurisë, Elezi, tha se duhet të merren të gjitha masat nga institucionet e Kosovës në koordinim me ndërkombëtarët për të parandaluar sulmet e mundshme.

“Ky fakt siç duket është aktualisht i bazuar në informacione kredibile pra ekziston vërtet rreziku i një sulmi. Por sa vërtet mund të konsiderohet i besueshëm informacioni ne e kemi parë edhe me veprimet konkrete të forcave të KFOR-it të cilat ditëve të fundit kanë shtuar numrat e tyre, armatimet e tyre në veriun e Mitrovicës ku edhe po mendohet se do të kemi një përgatitje për t’u përballuar me forcat apo me grupet që do të jenë pjesë e dy strukturave terroriste në Kosovë “Rojet e Urës” dhe “Mbrojtja Civile”. Ekziston rrreziku që të kemi sulme të tilla dhe në këtë rast duhet të merren të gjtiha masat nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe koordinimi duhet të jetë i fuqishëm me forcat ndërkombëtare sidmos të NATO-s që te parandalohen sulmet” deklaroi ai në një intervistë për “Gazeta Blic”.


Bedri Elezi, Ekspert i Sigurisë

Kryeministri Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se institucionet e sigurisë dhe ato të inteligjencës kanë hetuar rritje të rrezikut që ditëve, javëve e muajve të ardhshëm të ketë inskenim të “sulmeve të dhunshme nga grupe e struktura kriminale të Serbisë në Kosovë”.

Kurti tha se qëllimi është të fajësohet Policia e Kosovës dhe se për këtë ata ‘nuk do të zgjedhin mjet’

“Institucionet tona të sigurisë dhe të inteligjencës së fundi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës. Për ta arritur këtë nuk kanë vënë çmim tavan, nuk do të zgjedhin mjet. Fatkeqësisht, mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia vetëm sa i ka inkurajuar”, tha Kurti raporton Gazeta Blic.

 

Kurti paralajmëron “skenarë tjerë destabilizues” në veri: Serbët të përmbahen ditëve në vijim

Krstic: Qeveria e Kosovës po instiston në përshkallëzimin e tensioneve me arrestime të përditshme në veri, mund të ketë rezistencë të serbëve!