Sporti

Ermal Krasniqi pritet të transferohet në Serie A gjatë merkatos së dimrit

10/11/2023 22:01
nga:Mergim Rreci

Ermal Krasniqi pritet që të transferohet tek skuadra e Bolognas gjatë afatit kalimtar dimëror.

Marrëveshja mes Bolognas dhe Cluj pritet të jetë fillimisht për një huazim për gjashtë muaj, por që me kusht që në fund të edicionit ai do të kompletojë transferimin e plotë tek kjo skuadër, në shifrën e 5 milionë eurove, transmeton GazetaBlic Sport.

Mediumi rumun ‘ProSport.ro’, e ka konfirmuar këtë gjë, duke aluduar se një marrëveshje e tillë nuk pritet të jetë aspak problematike për skuadrën italiane.