Lajme

Sekretari i Jashtëm britanik strehohet me shpejtësi mes raketave gjatë vizitës në Izrael

10/11/2023 18:22
nga:Sh R

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly është detyruar të vrapojë për t’u mbrojtur gjatë një vizite në Izraelin jugor.

Një video shfaq James Cleverlyn dhe një grup personash teksa vrapojnë drejt një ndërtese përderisa sirenat për sulme ajrore u ndezën në Ofakim, raporton “Sky news”.

Megjithëse është e vështirë të dallohet re ai, “Sky News” thotë se mund të vërehet Cleverly me çorape të kuqe teksa vrapon drejt hyrjes.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se sirenat ranë për t’i paralajmëruar qytetarët për sulme me raketa nga Hamasi.

Cleverly mbërriti në Izrael këtë mëngjes si pjesë e një udhëtimi për të “demonstruar solidaritetin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar” me vendin, tha më herët sot një zëdhënës i zyrës së jashtme britanike.