Lajme

Rama përuron një shkollë të re në Komunën e Prishtinës: ‘Kemi krijuar hapësirë ku mund të lulëzoj dija’

10/11/2023 16:20
nga:N K

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama sëbashku me drejotreshën e Arsimit, Besianë Musmurati kanë përuruar shkollën e re “Nënë Tereza” në fshatin Vranidoll.

Në një postim në rrejtin social Facebook, Rama ka treguar se kjo shkollë ka sipërfaqe prej 1500 metra katrorë dhe 500 metra katrorë shtesë të dedikuar për sallën e sportit.

“Kemi krijuar një hapësirë ku mund të lulëzojë dija dhe nxënësit tanë mund të shndërrohen në qytetarë të përgjegjshëm”, ka shkruar Rama.