Showtime

“U bëre ti, t’i bësh diss Dafinës”- Melinda provokon sërish: Më pëlqejnë aventurat!

10/11/2023 15:11
nga:G B

Nuk kemi ende një emër për atë se çfarë po ndodh mes Melindës dhe Dafinës, por duket se edhe nëse vetë këngëtaret do të ndalojnë me deklaratat ironizuese, fansat nuk e kanë ndërmend.

Jo më larg se dje, Melinda iu drejtua Dafinës  duke i thënë ti veç feministe nuk je, pasi kjo e fundit kishte bërë një post falenderues për fanset e saj.

Kaq mjaftoi dhe interneti ka bërë pjesën tjetër.

Fansat tani janë ndarë në dy kampe, dhe disa prej tyre e kanë ironizuar Melindën për deklaratën e saj, por edhe ajo nuk e ka lënë me aq.

“Më pëlqejnë aventurat”, ka shkruar ajo në Threads në mënyrë sfiduese pasi dikush e pyet se si ‘guxon’ t’i bëjë diss Dafinës.

“Mendoj se keni mjaftueshëm probleme me veten, përveçse të mbështesni gjarprinjtë”, shkruan ajo në postim tjetër.

Se kur nisi e gjithë kjo ‘armiqësi’ mes tyre ende nuk e dimë, por mendojmë se siç e kanë bërë gjithmonë, vajzat do të flasin sërish vetë.