Harry Kane dëshiron që Tottenham të fitojë Premier League këtë sezon, edhe pse ai nuk është më pjesë e klubit. Golashënuesi rekord i Spurs, i cili u largua për t’u bashkuar me Bayern Munich në verë, po shijon suksesin e ekipit të Ange Postecoglou.
Tottenham aktualisht është në krye të Premierligës dhe është i pamposhtur që nga fillimi i sezonit. Kapiteni i Anglisë dëshiron të shohë ish-skuadrën e tij t’i japë fund kohës së tyre pa trofe, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë e kam bërë të qartë gjatë gjithë karrierës sime se jam një tifoz i Tottenhamit dhe do të doja të shihja Tottenhamin të bëjë mirë. Spurs po bëjnë mjaft mirë. Është fantastike të shohësh. Mendoj se kam thënë më parë se trajneri është duke bërë mrekulli”.
“Sigurisht që ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, por siç tha trajneri, nuk ka asnjë arsye pse tifozët të mos jenë të emocionuar dhe të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Shpresoj që ata të vazhdojnë dhe të fitojnë Premierligën”, shton Kane.
/GazetaBlic Sport


