Më herët këtë mbrëmje një numër predhash ishin lëshuar nga territori sirian drejt Izraelit, dhe ky i fundit ishte përgjigjur në të njëjtën mënyrë, sipas ushtrisë izraelite.
Tani një burim në Sirinë jugore ka thënë se një fraksion palestinez kishte lëshuar tre raketa drejt Izraelit, raporton “Sky news”.
Ushtria izraelite tha se ushtarët e saj kishin qëlluar “në drejtim të origjinës së nisjes në Siri”.
Ky zhvillim ngre frikën se dhuna mund të çojë në një luftë më të gjerë, pasi Izraeli shkëmben sulme ndërkufitare me Hezbollahun e Libanit dhe lufton me militantët e Hamasit në Gaza.


