Lajme

“Shuarja e opozitës”/ Halimi: Narrativa po ndërtohet nga VV e Kurti, qasje shumë e rrezikshme për demokracinë

10/10/2023 22:39
nga:G B

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se postulati mbi të cilën ndërtohet narrative për ‘shuarjen e opozitës’ është e VV-së, specifikisht Kurtit, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është qasje shumë e rrezikshme për demokracinë dhe se popullizmit do t’i vije fundi, shuarja e të cilit do t’i çlirojë qytetarët nga mashtrimi e propaganda.

Postimi i tij i plotë:

Postulati mbi të cilën ndërtohet narrativa për ‘shuarjen e opozitës’ është e partisë në pushtet, specifikisht e Albin Kurtit. Fatkeqësisht, kësaj mendësie po i kontribuojnë edhe disa akterë të tjerë në Kosovë.

Qasje shumë e rrezikshme për demokracinë!

LDK po e bën diferencën, pikërisht duke kontribuar në një rrugë të re të qasjes së politikës karshi përditshmërisë së jetës së qytetarëve tanë.

E popullizmit do t’i vije fundi, shuarja e të cilit do t’i çlirojë qytetarët nga mashtrimi e propaganda!