Lajme

Bunjaku-Rexhepi: Është i papranueshëm bojkoti i deputetëve të Vetëvendosjes

10/10/2023 18:49
nga:Sh R

Për të tretën herë nuk është duke u mundësuar konstituimi i Komisionit Hetimor të Kuvendit të Kosovës për çështjen e rezervave shtetërore.

Në Info Magazine, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se kjo nuk është duke ndodhur për shkak të mungesës së prezencës së deputetëve të LVV-së, të cilin e dënon si veprim.

“Kjo për neve është e pa pranueshme LDK ka besuar në institucionet tona. S’ka nevojë të ekzistojë ky emision se prokuroria është duke u marrë me këtë rast, unë bëjë pyetje publikisht: A janë të njëjtit deputetët që i kanë krijuar gjithmonë prokurorët dhe gjyqtarët që kurrë nuk iu kanë besuar?”.

“Tani kur bëhet fjalë për themelimin e komisionit pasi nuk është konstituuar për shkak të pozitës në takim. Mandej kjo është e papranueshme për ne si LDK, ne kemi propozuar komision hetimor, pas një debati të gjerë të gjithë deputetët e kanë votuar të gjithë përfshirë edhe pozitën. Kjo tregon që kjo pozitë dëshiron të fshihet nga e vërteta, dëshiron që ta zmbrapsë opozitën”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.