Sporti

Sevilla vendos për emrin e trajnerit të ri

10/10/2023 17:58
nga:Mergim Rreci

Ish-trajneri i Uruguait, Diego Alonso, është zyrtarizuar trajner i Sevillas në La Liga. 48-vjeçari nga Montevideo pason José Luis Mendilibar, që u largua nga skuadra andaluziave për shkak të rezultateve të dobëta.

Klubi spanjoll njoftoi këtë të martë, një ditë pas shkarkimit të Mendlibarit, se kishte arritur marrëveshjen me Diego Alonson deri në fund të sezonit.

Misioni i tij do të jetë të nxjerrë nga kriza e rezultateve ekipin andaluzian, i cili është i 14-ti në La Liga dhe i 3-ti në Grupin e Champions League, pas Lensit dhe Arsenalit.

Diego Alonso kulmin e karrierës së deritanshme si trajner e ka pasur në periudhën 2021-2022 në krye të përfaqësueses së Uruguait. Ai i drejtoi të kaltrit në Kupës së Botës në Katar, por u eliminua që në fazën e grupeve.