Personazhet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ parakaluan mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq pasi po mbahej edhe premiera e filmit. Por nuk kanë munguar edhe incidentet. Sara Hoxha e cila mbërriti e vetme në tapetin e kuq, pa Ledrin, u pengua me fustanin, teksa po bëhej gati të pozonte.
Rreth eksperiencës së saj në film, Sara është shprehur: Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo mendoj se e realizova.
Burimi: Shqiptarja.com