Tifozët e Bayern Munichut kanë marrë një lajm shumë të mirë në lidhje me një prej yjeve të skuadrës, Manuel Neuer, i cili theu këmbën pak pas eliminimit të Gjermanisë nga Botërori 2022 në Katar dhe që atëherë nuk ka luajtur më.
Portieri gjerman pritet të rikthehet në fushë brenda 2-3 javësh, raporton gazetari Florian Plattenberg.
Neuer theu këmbën gjatë skijimit, gjë që i mori shumë kohë për t’u rikuperuar, por së fundmi është rikthyer në stërvitje me bavarezët.
Në rastin më të mirë, Bayern do të jetë në gjendje të përdorë Neuer pas pushimit ndërkombëtar, kur të përballet me Mainz të shtunën, më 21 tetor, dhe të ketë një ndeshje të Champions League kundër Galatasaray të martën (24 tetor).
/GazetaBlic Sport


