Sporti

Asani pas grumbullimit të radhës me Shqipërinë: Gjithmonë ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi

10/09/2023 23:20
nga:E K

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Ndeshja ndaj çekëve është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, kurse ndaj bullgarëve do të jetë ndeshje miqësore.

Sulmuesi nga Shkupi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, nga seanca e sotme stërvitore me “Kuqezinjtë”.

“Gjithmonë një ndjenjë e veçantë të kthehesh në shtëpi”, shkroi Asani.