Sporti

Luis Suarez largohet nga Gremio, mund të transferohet tek Inter Miami

10/09/2023 11:20
nga:L J

Trajneri i Gremios, Renato Gaucho, ka konfirmuar se Luis Suarez do të largohet së shpejti nga klubi.

Uruguaiani luajti 22 ndeshje dhe shënoi 9 gola në kampionatin vendas, ndërsa mbrëmë mori pjesë në ndeshjen ndaj Internacionalit, të cilën Gremio e humbi 2:3.

Në janar, lojtari do të mbushë 37 vjeç, por nuk ka ndërmend të pensionohet dhe tashmë ka në plan të vazhdojë karrierën.

Prej disa kohësh spekulohet se ndalesa e radhës në karrierën e tij do të jetë Inter Miami.

/GazetaBlic Sport