Lajme

Godet me thikë punëtoren e një lokali dhe kryen grabitje, arrestohet nga Policia

10/09/2023 09:20
nga:N K

Një punëtore e një lokali në Prizren është therë me thikë nga një person i cili më pas ka kryer grabitje, ku ka marrë një shumë të parave dhe më pas është larguar.

E lënduara ka marrë tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin i cili më pas është arrestuar.

“Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parashë dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24- orësh.