Trajneri i Barcelonës, Xavi ka komentuar barazimin 2:2 ndaj Granadës në ndeshjen e xhiros së 9-të të La Ligës.
“Mendoj se dominuam pothuajse gjatë gjithë ndeshjes. Kishim momente, meritonim më shumë, por për gabimet tona… Nuk mund ta nisësh lojën kështu. Ne diskutuam se sa i rrezikshëm është kundërshtari. Na u desh të luftonim. Skuadra filloi të luajë e qetë, e dominuam kundërshtarin. Megjithatë, ne largohemi me një pikë – kjo nuk është e mjaftueshme për ne”, tha Xavi.
“Kemi bërë një gabim në pasime. Detyra jonë ishte të ecnim përpara”, shtoi trajneri.
Barcelona është e treta në renditje me 21 pikë.
/GazetaBlic Sport


