Sporti

Robert Gjeraj: Ballkani nuk ishte asnjëherë inferior ndaj Dinamo Zagrebit, gjasat për të kaluar grupet janë reale

10/08/2023 22:44
nga:E K

Ish futbollisti kosovar tashmë trajner dhe analist, Robert Gjeraj në emisionin “VAR” në “Tëvë1” ka komentuar fitoren e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit.

Gjeraj tha se Ballkani po konfirmon atë që tha trajneri Ilir Daja pak kohë më parë se është një ‘mini-kombëtare’ e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ballkani nuk u ndie asnjëherë inferiore ndaj Dinamos. Ballkani po dëshmon atë që ka thënë Daja para disa kohe, që është një mini kombëtare e Kosovës. Ballkani po prodhon lojtarë edhe për Kosovën. Shpresoj që të vazhdoj kështu dhe të kalojë grupet, gjasat janë reale. Nuk ishin inferor as në ndeshjet në udhëtim, e pamë edhe ndaj Viktoria Plzen”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/