Sporti

Zylbehari: Ballkani dhuroi performancë magjike, të guximshëm në sulm dhe të saktë në mbrojtje

10/08/2023 22:37
nga:E K

Zëdhënësi i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari në emisionin “VAR” në “Tëvë1” ka komentuar fitoren e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit.

Zylbehari tha se fitorja e Ballkanit në “Fadil Vokrri” ndaj Dinamos ishte ndër fitoret më të mëdha të skuadrave shqiptare në garat evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

“Fitorja e Ballkanit ishte ndër më të mëdhajat në futbollin shqiptar, ishte performancë magjike. Ishin të guximshëm në sulm dhe të saktë në mbrojtje. Të dy mbrojtësit anësor sulmonin nga krahët. Goli i parë erdhi në kohë, kurse i dyti i dha siguri skuadrës”, tha Faton Zylbehari.