Kanë përfunduar pjesa e parë e kryendeshjes së ditës së sotme të Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku Ballkani para pak ditësh mposhti gjigantin kroat, Dinamo Zagreb, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 1-1.
Ballkani fillimisht kaloi në avantazh me golin e bukur të Nazmi Gripshit në minutën e 30’të, kurse Prishtina barazoi vetëm katër minuta më pas me golin e Blesa’s i cili përfitoi nga topi i kthyer pas goditjes me kokë nga Mërgim Pefqeli.
/GazetaBlic Sport/


