Lajme

Zhduket një 21-vjeçare në Tiranë

10/08/2023 19:30
nga:G B

Një 21 vjeçare në Tiranë është shpallur në kërkim nga policia pasi u raportua e zhdukur nga familjarët e saj.

Ka qenë nëna e saj e cila e ka bërë denoncimin për të bijën, që sipas saj, është larguar nga banesa e tyre, shkruan Abcnews.

Policia ka bërë të ditur se është duke u punuar për gjetjen e 21-vjeçares.