Lajme

Çeku: Ka përfunduar renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë

10/08/2023 12:55
nga:Genita C

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka përfunduar renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Çeku ka thënë se me këtë investim, palestra ofron kushte shumë më të mira për sportistët dhe klubet e të rinjtëve.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë se të gjitha punimet janë bërë me profesionalizëm të lartë, cilësi dhe sipas standardeve të FIBA-s.

“Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.