Sporti

Rooney jep dorëheqje nga posti i trajnerit të DC United

10/08/2023 10:05
nga:L J

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney, ka dhënë dorëheqjen si trajner i D.C. United menjëherë pasi skuadra humbi shanset për t’u kualifikuar në play-off të MLS.

Klubi publikoi informacionin zyrtar për ndarjen, ku pretendohej se ishte me pëlqim të dyanshëm.

D.C. United shënoi një fitore 2-0 kundër New York City të shtunën mbrëma, por janë jashtë garës për t’u kualifikuar në play-off të MLS.

“Ky është momenti i duhur që unë të largohem. Bëra gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar ekipin të gjejë një vend në play-off. Nuk ka vetëm një arsye për t’u larguar, por tani është koha e duhur”, ka komentuar 37-vjeçari Wayne Rooney.

/GazetaBlic Sport