Sporti

Pioli: Pulisic donte të futej në portë, por Giroud ishte i duhuri

10/07/2023 23:39
nga:E K

Milan ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Genoas.

Pulisic i dha fitoren “Rossonerëve” me golin e shënuar në minutën e 87’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për media foli, Pioli i cili tha se Giroud ishte i duhuri për t’u futur në portë.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Pulisic donte të shkonte në portë, por ai është shumë i vogël, ishte më mirë që ishte Olivier“, tha ai.

/GazetaBlic Sport.