Lazio humbet Ciro Immobilen në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme: atë kundër Atalantës. Sulmuesi i bardhekaltërve nuk do të jetë në mesin e protagonistëve të ndeshjes së vlefshme për javën e tetë të Serisë A të planifikuar për 8 tetor për shkak të një problemi muskulor.
Një problem i hasur një javë pas atij problemi që e pengoi të dilte në fushë që në minuta e parë në sfidën Milan-Lazio.
Problemi i raportuar nuk duhet të jetë serioz, kështu që pritet të rikthehet pas pas dy javësh në dispozicion të Sarrit.
Gjendja e tij do të vlerësohen gjatë pauzës së kampionatit për shkak të angazhimeve të kombëtareve.
Për momentin, Immobile parashikohet të humbasë vetëm ndeshjen Atalanta-Lazio.


