Lajme

Tërmet tragjik në Afganistan, mbi 120 të vdekur dhe 1000 të plagosur

10/07/2023 22:15
nga:Y I

Mbi 120 të vdekur dhe mbi 1000 të tjerë të plagosur është bilanci i tërmetit tragjik prej 6.3 shkallësh të Rihterit as ka goditur perëndimin e Afganistanit, raporton BBC.

Numri i viktimave të rritet për shkak se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave.

Tërmeti i fuqishëm u pasua me disa pasgoditje midis 4.6 dhe 6.3 shkallësh të Rihterit.

Në qershor të vitit të kaluar, mbi 1.000 persona u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë pasi një tërmet prej 5.99 shkallësh goditi provincën Paktika.

Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në pothuajse çerekshekulli.