Lajme

‘Kurti po shkel Kushtetutën me bojkotimin e opozitës’

10/07/2023 21:01
nga:Y I

Vota s’mori për marrëveshjet ndërkombëtare, andaj përgjigje vendosi të mos japë.

Por ky kushtëzim i ekzekutivit ndaj pyetjeve pralamentare të opozitës po del të jetë jokushtetues.

“Në nenin 97 të Kushtetutës së Kosovës përcaktohet qartë, qeverisa e ka obligim t’i përgjigjet kuvendit për nga fushëveprimtaria dhe dikasteret që ministritë e caktuara qeverisin”, tha Naim Jakaj, Monitorues i Kuvendit në IKD.

Kurse qëndrimit i pakicës parlamentare rreth ujdive ndërkombëtare, sipas Jakaj, mund të ndryshojë nëse ekzekutivi do të zgjidhte dialogimin.

E veprim si ky i Kurtit, sipas njohësit të zhvillimeve politike, Jeton Kelmendi, nuk ka ngjarë më herët nga një udhëheqës ekzekutivi.