Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhënë ditë më parë për Financial Times se ‘veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt’ ngjalli shumë reagime në Kosovë dhe Shqipëri.
Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Lekaj tha se ajo çfarë ka thënë është mendim i një kryeministri të shtetit amë që shqetësohet për Kosovën dhe të ardhmen e vendit tonë.
Ai tha se i vlerësojnë idetë e tij që dëshiron paqe dhe qetësi në Ballkan e veçnarisht mes Kosovës dhe Serbisë.
“Deklarata e z.Rama është një mendim i një kryeministri të shtetit amë që shqetësohet për Kosovën dhe të ardhmen e vendit tonë.Ne e respektojmë shumë z.Rama, i vlerësojmë shumë teoritë dhe idetë e tij, i cili i ndikuar dhe i tronditur nga ngjarjet në veri, po dëshiron qetësi dhe paqe në Ballkan e veçanërisht mes Kosovës dhe Serbisë” deklaroi Lekaj për “Gazeta Blic”
Por Lekaj tha se kryeministri Rama duhet mos ta harrojë se Kosova është shtet i pavarur qysh nga 17 shkurti 2008.
Ai tha se i njëjti duhet të jetë sa më konstruktiv dhe unik me vendimarrësit e Kosovës.
“Kryeministri Rama duhet të mos harrojë që Kosova është shtet i pavarur qysh nga 17 shkurti 2008, është shtet që ka strukturë dhe klasë politike që udhëheqë vendin e proceset, ka institucione që mbajnë rendin dhe ligjin, dhe nuk do të lejojmë që në asnjë mënyrë veriu e Mitrovica të jenë pjesë që udhëheqen e kontrollohen nga Serbia.Ne i bëjmë lutje z.Rama që të qëndrojë afër Kosovës, të jetë sa më konstruktiv dhe unik me politkanët e vendimarrësit e shtetit tonë, sepse Kosova e Shqipëria janë një vend, dhe vetëm të bashkuar mund të kemi suksese të përbashkëta përballë Serbisë.Në këtë temë, mendojë që Kosova vazhdon të qëndrojë e lidhur me miqët ndërkombëtarë për çdo hapë dhe lëvizje që bënë në arenën ndërkombëtare.Ne i besojmë SHBA-ve dhe aleatëve perëndimorë që mbrojnë vlerat e demokracisë dhe që e përkrahin rrugëtimin tonë drejt Evropës dhe organizatave ndërkombëtare” deklaroi Lekaj për “Gazeta Blic”.
Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, erdhi pas zhvillimeve në veri të vendit.
Me 24 shtator humbi jetën nga një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit polici, Afrim Bunjaku.
Vrasja e Bunjakut u shoqërua me një përplasje të armatosur mes Policisë së Kosovës dhe terroristëve serbë, ku humbën jetën 3 prej tyre.
/Gazeta Blic/
Edi Rama insiston që NATO-ja ta rimarrë kontrollin e veriut të Kosovës


