Lajme

Petkoviç i reagon Velës pasi tha se ‘Serbia e njeh Kosovën si shtet’

10/07/2023 16:04
nga:Y I

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj shefit të kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, pasi ky i fundit ka thënë se në faqen zyrtare të presidencës serbe Kosova njihet si shtet.

Petkovic ka reaguar duke i thënë Velës se “çfarë shteti i ashtuquajtur jeni e tregon më së miri fakti që bashkëbiseduesit iu pritën në dhoma për ruajtjen e leckave dhe fshesave”.

Ndërkohë që ka shtuar se Serbia s’do ta njohë Kosovën.