Prishtina dhe Ballkani do të përballen në xhiron e ardhshme në Superligë.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skuadrave të dielën, me një numër të madh të tifozëve të pranishëm.
Ky takim nuk do të luhet me orarin e zakonshëm si ndeshjet e tjera, por do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, nën dritën e reflektorëve, gjë që e bën edhe më fantastike këtë përballje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Skuadra e Prishtinës ka njoftuar që biletat e ndeshjes do të dalin në shitje ditën e nesërme, me fillim nga ora 14:00, me kompaninë ‘Lidra’ që bën shitjen e tyre.
Duket një mobilizim i madh në kryeqytet para këtij takimi.


