Lajme

Musliu i reagon Bashës: Bashkë me do tjerë me guxu drenicakëve ua qesin rampën në Komoran

10/07/2023 12:02
nga:Sh R

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar deputetit të LVV-së, Dimal Basha, pas deklaratës se tij të dhënë mbrëmë ku tha se “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, e nuk e votojnë marrëveshjen për ngrohtoren e kryeqytetit”.

Musliu ka thënë se LVV në mungesë të suksesit dhe kredibilitetit, për qytetarët servojnë vetëm propagandë përqase e destabilizuese.

“Deklaratat dhe veprimet qe përdori pushteti në javën që e lamë pas tregojnë më se miri se ku është katandisur një pushtet që është futur në vitin e fundit të mandatit pa pas asnjë projekt për të prezantuar para qytetarëve. Në mungesë të suksesit dhe kredibilitetit, për qytetarët servojnë vetëm propagandë përqase e destabilizuese”, ka shkruar Musliu.

Tutje, ajo ka thënë se “ne e dimë që Dimal Basha bashkë me do tjerë me guxu drenicakëve ua qesin rampen në Komoran e Nadakvc qysh na e pat qite policia e Serbisë ne vitin 1998-1999, po kjo kohë i ka përfundu Dimalave në 1999-tën”.

Postimi i plotë: