Lajme

A ka Aleanca plan nëse Serbia e kalon kufirin me Kosovën, çfarë thotë Ambasadorja e SHBA’së në NATO?

10/06/2023 16:37
nga:N K

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një intervistë për Deutsche Welle në gjuhën angleze, ka folur për zhvillimet në Veri dhe tensionet që u shkaktuan atje pas sulmit terrorist dhe grumbullimit të forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. E pyetur nëse NATO ka një plan në rast se Serbia vendos ta kalon kufirin, Smith ka thënë se Aleanca është duke e monitoruar situatën derisa është duke u siguruar se KFOR ka aftësitë dhe personelin e mjaftueshëm për tu përballur me çdo eskalim të ardhshëm.

“Aleanca e NATO’s ka një mision të quajtur KFOR atje. Së voni jemi përballur me destabilizim në rajon që lidhet me ngjarjet që ndodhën para dy javësh, ku u vranë disa persona dhe po ashtu edhe me dhunën dhe destablizimin që ndodhi gjatë majit të kaluar . Ne u takuam për këtë cështje të premten për të biseduar se çfarë mund të bëjë KFOR’i” ka thënë ajo.

Tutje Smith ka thënë se situata në Kosovë është në mendjen e aleatëve të NATO’s dhe situata do të monitorohet.

“Ajo që kemi bërë për momentin është rritja e disa forca rezervë por edhe po i monitorojmë ngjarjet në terren po bëjmë thirrje për deeskalim por po sigurohemi që forcat e KFOR’it kanë aftësinë që iu duhet dhe personelin që i duhet dhe që të jenë në nivelin e lartë të gatishmërisë që të përgatiten për çdo eskalim të ardhshëm . pra është diçka që është në mendjen e aleatëve të NATO’s dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër” ka theksruar Smith.