Lajme

Krasniqi akuzon Kurtin për izolim në arenën ndërkombëtare

10/06/2023 16:08
nga:N K

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj mungesës së ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Granadë të Spanjës.

Në deklaratën e tij të publikuar në Facebook, ai ka shprehur keqardhje dhe ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesën e tij në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Krasniqi ka thënë se shumica e shteteve të Komunitetit Politik Evropian janë përfaqësuar nga kryeministrat e tyre në këtë samit, por Republika e Kosovës nuk ka pasur një përfaqësues të ngarkuar me këtë detyrë.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësimin se kryeministri Kurti është i izoluar dhe i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar, duke theksuar se ky është hera e dytë brenda një muaji që ai nuk është ftuar në mbledhjet e liderëve botërorë.

“Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar ai në Facebook.