Qëndrim Zyba ishte një ndër më të dalluarit në fushë në duelin Ballkani-Dinamo Zagreb, që u fitua 2-0 nga kampionët dardanë. Mesfushori komentoi triumfin e parë në grupet e Conference League, teksa preku edhe tema të tjera për SuperSport.
“Ndihem i emocionuar, sepse është një histori. Po bëjmë dita ditës më mirë në garat europiane. Nuk kam fjalë të përshkruaj emocionin që kam tani. Ndihem shumë i lumtur edhe me skuadrën, sepse kemi lojtarë me karakter shumë të fortë. Dhe potencial shumë të madh, që secili mund të arrijë në majat e futbollit.
Asisti për golin e Kryeziut? E pashë që Kryeziu priste t’ia hidhja topin. Ai bëri lëvizjen shumë mirë, e pashë. Ai ka një shpejtësi të jashtëzakonshme. Bëhet e mundshme t’ia japësh atë pasim që e konkretizoi me gol. Ishte shumë e mirë për ne, sepse ikëm në avantazh në pjesën e parë. Ekipi kundërshtar kishte presion për të kthyer avantazhin, dhe i ndëshkuam përsëri.


